Atentati në mes të Tiranës, zbardhen detajet e reja, autori kishte dalë nga burgu disa muaj më parë

Atentati në mes të Tiranës, zbardhen detajet e reja, autori

Detaje të reja nga atentati i sotëm në “Don Bosko”. Mësohet se policia ka identifikuar autorin, i cili banon në zonën e “Don Boskos” dhe e ka banesën vetëm 50 metra nga vendi i ngjarjes.

Po ashtu mësohet se autori kishte vetëm 7 muaj që kishte dalë nga burgu. Sakaq, kamerat e sigurisë kanë fiksuar autorin që pas ngjarjes nuk largohet, por komunikon në telefon i revoltuar dhe me armën në dorë, sipas BW.

Policia ka marrë në pyetje familjarët e autorit, por ka dyshime që ai është larguar nga zona. Ndërkohë 42-vjeçari Rudolf Zefi dhe vëllai i tij me origjinë nga Puka vijojnë të deklarojnë se nuk kanë konflikte dhe nuk janë persona me precendent penal.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×