Konflikti me një viktimë në burgun e Peqinit, Manja: Garantoj familjarët e të dënuarve në të gjithë Shqipërinë, situata e rendit nën kontroll

Konflikti me një viktimë në burgun e Peqinit, Manja: Garantoj

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja konfirmoi se situata në burgjet e vendit është nën kontroll.

Në një deklaratë për mediat, Manja i shprehu ngushëllime familjarëve te viktimës në burgun e Peqinit, Arben Lleshit.

“Dua të ngushëlloj familjarët e viktimës, i uroj shërim të shpejtë të lënduarit tjetër. Garantoj familjarët e të dënuarve në të gjithë Shqipërinë që situata e rendit është në kontroll. Autori është një i dënuar me burgim të përjetshëm. Po vuante dënimin në këtë burg, dhe pas kryerjes së krimit i është dorëzuar drejtorit të Përgjithshëm të burgjeve dhe më pas i është vënë në dispozicion prokurorit të gatshëm. Ngjarja është e rëndë, por s’ka pasur cënim të jetës së personelit dhe stafeve civile.”, tha ai.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×