“Si Veliaj përgënjeshtron veten”, denoncimi i Këlliçit: Edhe këtë VIDEO do ja çojmë SPAK-ut që ta shikojë

"Si Veliaj përgënjeshtron veten", denoncimi i

Anëtari i kryesisë së PD-së, dhe denoncuesi kryesor i skandalit të inceneratorit të Tiranës, Belind Këlliçi ka reaguar në Facebook, në lidhje me deklaratat e Erion Veliajt në shtator 2017.

Si kryebashkiak i Tiranës, Erion Veliaj tha se kishte ndryshuar buxhetin e bashkisë, për të dërguar para për inceneratorin e Tiranës.

Këlliçi shkruan nëse, SPAK e ka parë këtë video apo jo, dhe shprehet se të hënën  do ta dorëzojë në prokurorinë e posaçme edhe këtë deklaratë publike të Erion Veliajt.

Reagimi i Belind Këlliçit:

Pyetje publike drejtuar SPAK.

Këtë video e keni parë? Keni informacion për këtë qëndrim të Veliajt në Këshill Bashkiak, ku me gojën e tij pranon gjithçka, mbi të gjitha faktin që është ai propozuesi dhe iniciuesi i skemës korruptive në landfillin e Sharrës?

Nëse nuk e ka parë SPAK, sërish do t’i vijë në ndihmë Partia Demokratike.

Zyrtarisht të hënën do të depozitojmë me cd, këtë video të Veliajt, e cila është flagrante për shkak të deklaratave që ajo mbart.

Beteja do të vazhdojë deri në fund, pa asnjë kompromis apo hezitim. Deri në fund!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×