“Elektricisti erdhi për të rregulluar televizorin”, Victoria poston foton e David Beckham

"Elektricisti erdhi për të rregulluar televizorin", Victoria

Victoria Beckham e admiron vërtet bashkëshortin e saj dhe këtë e vërtetojnë postimet e saj në rrjetet sociale.

Nuk janë të pakta rastet që stilistja e njohur publikon foto të David Beckham, qoftë teksa është duke ushtruar, qoftë teksa ka vetëm rroba banje, apo të brendshme, duke zbavitur audiencës femërore që e ndjek në Instagram.

Këtë herë ajo ka postuar në llogarinë personale një foto të ish-futbollistit, në të cilën ai ka veshur vetëm boksera.

Në foto, David Beckham shihet duke u përpjekur të rregullojë televizorin e tyre, i shtrirë në dysheme.

Ajo ka komentuar e postimit të saj: “Elektricisti erdhi për të rregulluar televizorin….. Ju lutem!”.

Komentet dhe pëlqimet kanë vërshuar duke arritur ne pak kohë rreth 1,4 milionë like.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×