Partizani hap derën, e nis merkaton në dalje, largohet braziliani

Të kuqtë nuk presin janarin, por kanë nisur punën për të ndërtuar ekipin për gjysmën e dytë të sezonit. Partizani ka njoftuar këtë të hënë mbylljen e bashkëpunimit me Victor Da Silva-n, një sulmues i ardhur me shumë bujë nga Vllaznia një vit më parë, por këtë sezon është aktivizuar pak:

Partizani zyrtarizon mbylljen e bashkëpunimit me Victor Da Silva. Mesfushori 28 vjeçar dhe klubi kanë vendosur sot të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre.

Partizani dëshiron ti shpreh mirënjohjen Victor Da Silvës për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe, me të cilën u shpall edhe kampion i shqipërisë.

Kënaqësi që ishe pjesë e familjes tonë të madhe Partizani.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×