Protesta e opozitës tek Kryesia e Kuvendit, reagon Berisha: Do t’i përgjigjemi dhëmb për dhëmb, sundimit të Ramës

Protesta e opozitës tek Kryesia e Kuvendit, reagon Berisha: Do t’i

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar, para protestës që do mbahet tek Kryesia e Kuvendit ku Këshilli i Mandateve do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për arrestimin e tij, se ky është fillimi i betejës pa kthim.

Berisha u shpreh se Partia Demokratike është e vendosur t’i përgjigjet dhëmb për dhëmb, sundimit të Edi Ramës, i cili sipas tij, është i bazuar në krim e drogë.

“Fillimi i betejës pa kthim në rrugët e Tiranës. PD është e vendosur t’i përgjigjet dhëmb për dhëmb, sundimit të Edi Ramës të bazuar në krimin, drogë, vjedhjen e shqiptarëve.

Sot çdo demokrat ndihet një luftëtar i lirisë i betuar për të bërë gjithçka për shembjen e narkodiktaturës që u grabit votën shqiptarëve”, tha Berisha.

Rreth 700 efektivë nga policia e Tiranës dhe Forcat e Sigurisë Kombëtare (ish-FNSH), do të qëndrojnë te Kryesia e Kuvendit gjatë protestës së Berishës.

Afër Kuvendit janë vendosur edhe kamera me rezolucion të lartë për të identifikuar çdo lëvizje të protestuesve që policia të ketë të gjitha provat e mundshme nëse do të ketë incidente.

Gjithashtu edhe RENEA është në gatishmëri në rast se do të ketë incidente.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×