69% kontrolli i topit, 34 raste, 8 gjuajtje në kuadrat, por aq kaq nuk mjaftoi për të “thyer” murin e Ten Hag. Liverpool del me një pikë nga super sfida përballë United, një pikë që i rri ngushtë ekipit të Klopp: “Gjuajtëm shumë herë, por duhet të kishim gjetur më shumë kuadratin. Barazimi në fund më bën të ndihem keq, por kjo sfidë ka edhe gjëra pozitive, mund të marrim informacione të rëndësishme për të ardhmen”, u shpreh Klopp pas ndeshjes.
“Djajtë e kuq” në këtë përballje u kujdesën vetëm të mos i linin hapësira ofensivës së Klopp, bën shumë pak në këtë transfertë, vetëm një gjuajtje në kuadrat, por trajneri Ten Hag e sheh ndryshe, e sheh gotën gjysmë plot:
“Mund të kritikohemi mbase vetëm për kontrollin e topit, por gara shkoi mirë, lojtarët u treguan brilant, luftuan të gjithë së bashku. Liverpool është një skuadër e madhe, përballë tyre duhet të mbrohesh me disiplinë”, theksoi Ten Hag.

Përfitoi në maksimum nga ngecja e Liverpool, ekipi i Arsenal. “Topçinjtë” thyen pastër 2-0 Brighton duke u rikthyer në krye të Premier League me 39 pikë, një më shumë se Liverpool dhe Aston Villa dhe plus 5 në raport me Man.City. Jesus dhe Havertz ishin autorët e golave për Arsenal.
()