Aksident në kryeqytet, një makinë përplas automjetin e policisë dhe e nxjerr nga rruga

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet, pasi një makinë është përplasur me një automjet të policisë.

Mësohet se për pasojë të përplasjes që ndodh në Selitë, shtetasi I. H., i cili drejtonte makinën e policisë ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.

Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.12.2023, në Selitë, janë përplasur (vetëm me dëme materiale) automjeti me drejtues shtetasin A. D., me automjetin e Policisë, me drejtues shtetasin I. H.

Si pasojë shtetasi I. H., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×