Bolonja eliminoi Interin nga Kupa e Italisë edhe falë dy magjive të Joshua Zirkzee, ish-talentit të Bajernit të Mynihut. Edhe e dashura e tij, Celina Kerr ka festuar me të, e cila pas është transferuar në Itali, po e ndjek edhe në stadiume të dashurin e saj.
Modelja holandeze, një influenciere e njohur në vendin e saj, ka lindur në vitin 2000 dhe është një vit më e madhe se partneri i saj. Ajo ka pothuajse 100 mijë ndjekës në Instagram, por ndryshe nga shumë kolege të tjera, nuk është ekstravagante.
Sidomos nga daljet e saj publike me futbollistin e Bolonjës, ndjekësit janë shtuar shumë kohët e fundit, të destinuar të shtohen akoma më shumë pas paraqitjes fantastike që po dhuron sulmuesi holandez.
Celina Kerr u diplomua në Menaxhimin e Medias dhe Komunikimit në Berlin në fund të vitit 2021, por nuk dihet se ku do ta vijojë karrierën e saj profesionale, pasi Zirkzee po kërkohet nga shumë skuadra. E thënë me pak fjalë, pas magjisë së futbollistit në fushë, qëndron edhe një partnere që e nxit dhe i qëndron afër.
()