Lautaro Martinez humb ndeshjen e radhës ndaj Lecce-s dhe me shumë mundësi atë ndaj Genoa-s pas dëmtimit gjatë ndeshjes së Kupës së Italisë, duke pasur parasysh edhe fashimin e kofshës në stol. Për kapitenin, diagnoza e parë flet për një tendosje në aduktorin e kofshës së majtë, por gjendja e tij ende nuk është vlerësuar plotësisht.
Argjentinasi në çdo rast nuk do të jetë i disponueshëm për sfidën e radhës ndaj Lecce-s. Lautaro ishte ndër lojtarët titullarë të zgjedhur nga Inzaghi për ndeshjen kundër Bologna, në të cilën Thuram, Mhitaryan, Dimarco dhe Barella e nisën nga stoli, por morën përsipër gjatë ndeshjes në përpjekje për të fituar.
Në fund, fitorja 2-1 dhe kualifikimi shkoi për mysafirët e Thiago Motta. Kapiteni zikaltër do të mungojë në Inter-Lecce dhe Genoa-Inter, rikthimi i tij pritet në fillim të janarit ndaj Verona.
()