Trajneri i Skënderbeut mbetet pa fjalë nga humbja, Gvozdenoviç: Nuk e kuptoj! E çuditshme si i morëm 4 gola, por urime Vllaznisë

Trajneri i Skënderbeut ka mbetur opa fjalë pas humbjes në Shkodër. Gvozdenoviç e quan çudi sesi ekipi i tij mori ato gola, ku sipas tij katër prej tyre ishin gabime elementare. Gjithsesi, trajneri i Skënderbeut uroi Vllazninë për fitoren.

Në intervistën e shkurtër të dhënë për “MCN” trajneri Ivan Gvozdenoviç, u shpreh:

“Sot nuk ishim mirë, shumë dobët. Nuk kuptoj golat, 4 gabime elementare. E çuditshme si morën golat, por urime Vllaznisë dhe bravo për fitoren.

Shumë skuadra nuk kanë vazhdimësi, vetëm Egnatia në vend të parë që ka shumë fitore. Golat nga gabime elementare, nuk e kuptoj fare si ka mundësi. Ky është futbolli, dhe ka vend që të kritikohemi.”/ PANORAMASPORT.AL

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×