“Manita” trofesh, Man.City “pushton” botën. Guardiola: Vit i jashtëzakonshëm

Man.City kurorëzon një vit perfekt, kompleton “pokerin” e trofeve duke bërë për vetë edhe Botërorin për Klube. Ekipi i Pep Guardiola-s nuk e diskutoi për asnjë moment suksesin në finalen përballë Fluminenses, ekipit brazilian, teksa kaluan në avantazh pas vetëm 40 sekondash lojë, me Alvarez që devijoi me gjoks në rrjetë, topin e kthyer nga shtylla, pas goditjes së Ake.

 

City 5

Në minutën e 27-të, një kros i futur në zonë nga Foden gjeti devijimin duke përfunduar në rrjetë, me City që festoi edhe golin e dytë. Fluminense ishte e pafuqishme për t’u rikthyer në lojë, ndërsa në të 72-të, Foden e kishte të lehtë të trefishonte shifrat pasi një asisti të pastër nga Alverez. Sulmuesi argjentinas mbylli llogaritë në minutën e 88-të ku realizoi “dopietën” e tij personale dhe golin e katërt për Man.City që bëhet klubi i katërt anglez që fiton këtë trofe.

412861051 931722741650895 1848536742422512312 N
412861051 931722741650895 1848536742422512312 N

Pep Guardiola bëhet trajneri që ka fituar më shumë këtë Kupë, katër herë: “Ka qenë një vit i jashtëzakonshëm. Me këtë trofe e mbyllëm kapitullin. Fituam gjithçka ishte në lojë, tani do të përpiqemi të fitojmë sërish”, u shpreh Guardiola.

()

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook