33-vjeçari dyshohet se qëlloi me armë zjarri drejt dy personave, policia nis kërkimet për kapjen e tij

33-vjeçari dyshohet se qëlloi me armë zjarri drejt dy

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e kësaj të diele në Kamëz.

Në rrugën OSBE, pas një sherri për motive të dobëta, 33-vjeçari me iniciale J.K., dyshohet se qëlluar me armë zjarri ndaj dy shtetasve me iniciale I.H., dhe A. H.

Policia bën me dije se nga ngjarja nuk ka asnjë të lënduar, ndërsa mësohet se autori i dyshuar menjëherë pas të shtënave është larguar.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip “Golf”, i autorit të dyshuar, dhe vijon puna nga shërbimet e Policisë, për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 24.12.2023, në rrugën “OSBE”, në Kamëz, shtetasi J. K., 33 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasve I. H., 45 vjeç, dhe A. H., 39 vjeç, dhe më pas është larguar.

Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip “Golf”, i autorit të dyshuar, dhe vijon puna nga shërbimet e Policisë, për kapjen e tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×