Dyshohet për falsifikim dokumentesh, Gjykata jep vendimin për vëllanë e kryetares së Bashkisë Bulqizë

Dyshohet për falsifikim dokumentesh, Gjykata jep vendimin për

Luan Mjeshytri

Gjykata e Dibrës ka lënë në burg Administratorin e Njësisë Administrative Ostren, Luan Mjeshtri (vëllai i kryebashkiakes së Bulqizës, Festime Mjeshtri” dhe Arlin Limani, Specialist i Shërbimit Social.

Ndërsa për sekretarin e Këshillit Bashkiak Bulqizë, Fitim Balla, gjykata vendosi arrest shtëpie.

Tre personat e lartpërmendur dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën duke falsifikuar dokumente të Gjendjes Civile për të pajisur qytetarë të ndryshëm me vërtetime se banonin në Njësinë Administrative Ostren me qëllim regjistrimin në shoqatën “Golloborda” në mënyrë që të përfitonin dokumente si shtetas bullgar.

Ata akuzohen për “Falsifikimi të dokumenteve”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×