Eliona Pitarka zbulon emrin e veçantë të vajzës së vogël, disa muaj pas lindjes

Eliona Pitarka zbulon emrin e veçantë të vajzës së

Aktorja Eliona Pitarka ka zbuluar emrin e vajzës së saj të vogël, e cila erdhi në jetë në muajin maj. Deri më dje, edhe pse ka ndarë vazhdimisht foto të bebushes, Eliona nuk ia kishte zbuluar emrin.

Përmes një videoje me disa dhurata të personalizuara, Eliona ka zbuluar edhe emrin e së bijës, e cila quhet Sansa.

Sansa është një emër i veçantë dhe nga një kërkim i thjeshtë në Google rezulton të jetë me origjinë sanskrite, që do të thotë “lavdërim” dhe “sharm”.

Emri Sansa u bë i njohur nga personazhi i “Game of Thrones” që interpretohet nga Sophie Turner dhe mbase prej andej janë frymëzuar edhe Eliona me partnerin për emrin e së voglës së tyre.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×