Flamur Noka sfidon SPAK: Më arrestoni poshtë shtëpisë së Berishës

Flamur Noka sfidon SPAK: Më arrestoni poshtë shtëpisë

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka tha se askush dhe asgjë nuk do ta pengojë Sali Berishën ta prijë PD drejt mosbindjes civile dhe fitores.

Noka u shpreh në Euronews se as SPAK dhe as Rama nuk do ta pengojë atë të takojë kryetarin e partisë së tij, edhe nëse e arrestojnë edhe atë vetë.

“Asgjë nuk do të arrijnë; Sali Berisha do ta drejtojë PD drejt ringritjes dhe mosbindjes civile.

Të rrish e qetë Erla se nuk ka SKAP as Edi Ramë që të më ndalojë mua të takoj liderin e partisë sime dhe të konsultohem me të. Le të më arrestojnë edhe mua. Nuk ka SKAP të më ndalojë mua të takoj kryetarin e partisë sime për t’u konsultuar për aksionin opozitar”, tha Noka.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×