Granata dhe municion luftarak, gjendet një arsenal armësh në Gramsh

Granata dhe municion luftarak, gjendet një arsenal armësh në

Një arsenal armësh është gjetur sot në fshatin Çekrez të Gramshit.

Sipas informacioneve të para, arsenali i armëve u gjet në një banesë të vjetër prej guri dhe të pabanuar, pronari i së cilës nuk jeton më.

Mësohet se janë gjetur një sasi e madhe granatash dhe arka të konsiderueshme me fishekë.

Gramsh/Informacion paraprak

Në fshatin Çekrezë, në një banesë të vjetër prej guri dhe të pabanuar (pronari i së cilës nuk jeton më), janë gjetur në arka të vjetra, disa granata dhe një sasi municioni luftarak.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin ku janë konstatuar lëndët plasëse, kanë siguruar perimetrin e sigurisë dhe vijon puna për dokumentimin ligjor të rastit.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook