Masa e ndalimit të komunikimit nga arresti shtëpiak, Shkëlzen Berisha: Vendim grotesk, do të bëj çdo përpjekje që të takoj babain. Edhe Trump…

Teksa sot pritet që GJKKO të japë vendimin, për të cilin SPAK ka kërkuar ‘arrest shtëpiak’ me mbikëqyrje policore, djali ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha e ka cilësuar këtë një vendim grotesk.

Ai tha se do të bëjë çmos që të takojë babain e tij.

“Vendim grotesk. Kryetari i opozitës mbahet në arrest shtëpie, ndërkohë nuk ka akuzë. Donald Trumo ka 33 akuza dhe jo masë sigurie. Vendimet e prokurorisë janë të turpshme. Do bëj çdo lloj përpjekje që të takoj babain tim. Jam mbështetës i PD, kam qenë gjithmonë mbështes, por nuk qejf që të përfshihem politikisht.”, tha ai.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×