
Lulzim Basha mblodhi mbrëmë përkrahësit e tij në një klub, duke festuar festat e fundvitit. “Mbrëmje e bukur fundviti me drejtues, deputetë dhe anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partia Demokratike e Shqipërisë.
Me besimin dhe urimin për një Vit të Ri sa më të mbarë për të gjithë shqiptarët, për ditë më të mira për çdo familje dhe rininë e Shqipërisë!”-shkroi ai rrethuar nga disa figura të njohura, mes të cilëve edhe Ori Nebiaj, deputete e re në vend të Grida Dumës, që bënë rokadë në televizion dhe Kuvend.
Në videot e shpërndara në rrjetet sociale, Basha bën edhe DJ dhe luan muzikë për gjithë të pranishmit.
Megjithatë, pas këtyre momenteve, nuk ka munguar ironia në rrjet. Deputeti Edmond Spaho, përmes një postimi në “Facebok”. Festoni, thotë Spaho, sepse pas festave vijnë zhvillime të tjera…
“Hani, hani…harboni, harboni… është sezon festash… Nesër Babloku do t’ju çojë te lodrat që të harboni dhe hani më shumë”, shkruan demokrati.