Rivalitet për kreun, Minnesota dhe Denver duelojnë në distancë

Rivalitet i madh për kreun në këtë fundviti në të dyja konferencat e NBA. Minnesota dhe Denver vijojnë duelin “kokë më kokë” për vendin e parë Perëndim. Kampionët në fuqi të Denver fituan thellë 142-105 ndaj Memphis Grizzlies, sfidë ku u dallua sërish Nikola Jokic, autor i një “triple double”, me 26 pikë, 14 rebound dh 10 asist.

Vendasit dominuan gjatë gjithë ndeshjes, duke mos e thelluar avantazhin nga perioda në periodë dhe në e fund e mbyllën me 37 pikë diferencë. Nëse Nuggets marshojnë në krye me 6 fitore radhazi, ndryshe situata për Grizzlies, që bien në vendin e 13-të, larg zonës play-off.

Ndërsa Minnesota mposhti 118-110 Dallas. Anthony Edwards realizoi 44 pikë për vendasit, duke qenë më i miri në fushë. Për Mavericks u ndje shumë mungesa e Luka Doncic, ndërsa vendasit iu falën periodës së parë për të bërë diferencën në fushë.

Rikthehet te fitorja ekipi i Los Angeles Lakers, që mposhti 132-112 ekipin e Charlotte Hornets. Davis me 26 pikë ishte shënuesi më i mirë, ndërkohë që realizuan të gjithë lojtarët e Lakers që u aktivizuan.

Në Lindje, pas kohës shtesë triumfoi ekipi i Boston. Skuadra e Celtics fitoi 128-122 ndaj Detroit, ku Porzingis e Tatum realizuan 66 pikë së bashku. Boston është ekipi më i mirë aktualisht në NBA me 24 fitore dhe vetëm 6 humbje.

()

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook