I shënoi gol zikaltërve, agjenti: Mbrojtësi largohet nga Genoa vetëm për Interin ose Milanin në Itali

Radu Dragusin, mbrojtësi rumun i realizoi gol Interit mbrëmë, duke i dhënë një pikë Genoa-s, në barazimin 1-1 në sfidën e Serie A. Florin Manea, agjenti i futbollistit, në një intervistë për SportItalia, ka dhënë opinionin e tij për një largim të mundshëm të lojtarit nga “Stadio Luigi Ferraris”.

“Për mendimin tim, nëse ai largohet nga Genoa, duhet ta bëjë këtë për një ekip shumë të rëndësishëm. E kam fjalën për një nga 5-6 më të mirët në Premier League, apo skuadrat top në Itali si Interi apo Milani.

Unë i jap këta emra si shembull, për të mos thënë se kanë interes. Janë skuadra shumë të forta dhe do të ishim të lumtur nëse do të interesoheshin për të” – Tha Manea. 21-vjeçari Dragusin erdhi te kjo skuadër në vitin 2021, nga skuadra e Salernitanës. Kujtojmë se ai ka luajtur më parë edhe për të rinjtë e Juventusit.

(J.S/)

 

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×