“E quan Jakomonin, Jako Mane”, Jamarbër Malltezi nxjerr gabimet skandaloze në padinë e Ballës për tokën e ish-kompleksit “Partizani”

"E quan Jakomonin, Jako Mane", Jamarbër Malltezi nxjerr gabimet

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi publikoi edhe një tjetër skandal nga kallëzimi i rremë i Taulant Ballës për çështjen e kompleksit Partizani.

Në padinë e rreme, Taulant Balla shkruan se pronarët e tokës ku ishin ngritur kompleksi, janë shpronësuar nga Italia fashiste.

Por ky ishte një mashtrim i hapur, për shkak se pronarët e tokës nuk janë shpronësuar nga Italia, por vetëm sa janë rekuizuar, diçka krejt ndryshe.

Pavarësisht këtij mashtrimi, SPAK e mori çështjen në dorë dhe e nisi atë bazuar mbi një mashtrim.

Ndërkohë Malltezi tregon edhe një tjetër skandal në padinë e Ballës.

Në kallëzimin e rremë, ai shkruan se mëkëmbësi i mbretit Jakomoni, quhet Jako Mane.

“HUMOR nga TUALETI i PS dhe i gjithë vendit: Mëkëmbësin e mbretit Jakomoni e quan Jako Mane!!! Dhe firma sa gjithë faqja.

Bën kallëzim të rremë pa teklif se prokurorët i ka për letër higjienike që kanë konfirmuar kallëzimin e rremë e nuk guxojnë të zbatojnë ligjin. Tualeti edhe kur gënjen, nuk ia ka idenë për çfarë flet. Ky na qenka DOKTOR i SHKENCAVE!

Kaq pisa politikë i ka bërë edhe komisarët politikë servilë në SPAK-GJKKO. Palaço,” shkruan Malltezi.

"E quan Jakomonin, Jako Mane", Jamarbër Malltezi nxjerr gabimet

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×