Himara blindohet gjatë lirimit disa-orësh të Belerit, forca të shumta policie rrethojnë varrezat e qytetit

Fredi Beleri fituesi i zgjedhjeve në Himarë ka marrë leje këtë të dielë të jetë prezent në ceremoninë mortore të gjyshes së tij.

Leja i është aprovuar teksa pritet nga momenti në moment të mbërrijë në varrezat e Himarës ku do të bëhet edhe përcjellja e të afërmes së tij për në banesën e fundit.

Himara për këtë ngjarje është blinduar nga forca të shumta të policisë së shtetit si dhe forca të ndërhyrjes së shpejtë.

Dhjetëra efektivë janë prezentë në Himarë për garantuar sigurinë përgjatë gjithë ceremonisë mortore.

Beleri nuk është lejuar të dalë nga automjeti që e ka shoqëruar prej daljes nga burgu, ndërsa nuk është lejuar po ashtu as futja e tij në kishë.

Sipas burimeve të Beleri do të lejohet të dalë vetëm në momentin e përcjelljes në varreza të gjyshes së tij.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×