Policia informacion zyrtar për plagosjen e 51-vjeçarit në Tiranë. Kush është ai. Identifikohet autori

Policia e Tiranës dha informacion zyrtar për plagosjen e një 51-vjeçari në kryeqytet.

Policia sqaroi se i plagosuri është shtetasi, Agim Ali Jazaj, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes së rëndë.

Burime për Arena e Lajmit bënë me dije se është identifikuar autori i plagosjes, shtetasi Sajmir Xhafa dhe është shpallur në kërkim.

Njoftimi:

Më datë 01.01.2024, në afërsi të xhamisë “Xhura”, dyshohet se shtetasi I. A., ka plagosur me armë zjarri shtetasin Agim Ali Jazaj rreth 51 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×