Aksident në Itali, shqiptari humb kontrollin e mjetit, humb jetën në vend

Aksident në Itali, shqiptari humb kontrollin e mjetit, humb jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm në Kremones të Italisë.

Një 38-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Gadesco Pieve Delmona, ka humbur kontrollin e mjetit të tij, Volkswagen Golf dhe është përplasur me një parmak.

Përplasja ka qenë fatale për shqiptarin saqë humbi jetën në vendngjarje.

Policia rrugore e mbërritur në vendngjarje ka kryer hetimet e nevojshme për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa dyhsohet se 38-vjeçarin e ka zënë gjumi në timon.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×