Ka luajtur te PSG, rikthim në Ligue 1 për futbollistin, mungon zyrtarizimi

Thilo Kehrer do të jetë lojtar i Monacos. Marrëveshja me West Ham ka të bëjë me një huazim, pasi anglezët kanë patur probleme në prapavijë dhe për ta ishte detyrim ndërhyrja në merkato, pavarësisht mundësive ekonomike.

Mbrojtësi gjerman ka luajtur pak deri më tani, duke u aktivizuar në vetëm 4 ndeshje në Premier League, asnjë prej tyre si titullar.

Kehrer po shkon drejt një rikthimi në Ligue 1 pas vetëm një sezoni e gjysmë, teksa Hammers e kishin blerë atë në verën e vitit 2022 nga Paris Saint-Germain. Sipas informacioneve nga RMC Sport, Kehrer pritet në Principatë brenda 48 orëve të ardhshme.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×