Konfiskimi i makinave luksoze të bandave kriminale/ Balla: Do të përdoren nga policia për nevojat e shtetit

Konfiskimi i makinave luksoze të bandave kriminale/ Balla: Do të

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, thekson se mjetet luksoze të konfiskuara, të cilat përdoreshin nga anëtarë të bandave kriminale, do të përdoren nga policia. Ministri thotë se mjetet “nuk do të nxirren më në shitje, për të parandaluar rikthimin e tyre tek të njëjtët, por do të përdoren për nevoja të shtetit.”

“Mjetet luksoze të cilat përdoreshin nga anëtarë të organizatave kriminale, të konfiskuara, apo edhe të sekuestruara, do t’i kalojnë Policisë së Shtetit për të përmbushur nevojat e saj. Mjetet e shpejta do të përdoren nga Policia Rrugore, ndërsa mjete të tjera do t’i kalojnë Repartit RENEA për operacionet e tyre. Mjete apo prona të paluajtshme të krimit apo korrupsionit, të konfiskuara, nuk do të nxirren më në shitje, për të parandaluar rikthimin e tyre tek të njëjtët, por do të përdoren për nevoja të shtetit.“, ka shkruar Balla.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×