“Rama propozon Vangjel Tavon për të drejtuar përkohësisht bashkinë e Himarës”- “Kathimerini” zbulon prapaskenat: Çfarë është diskutuar në takimin e tyre

“Rama propozon Vangjel Tavon për të drejtuar

Gazeta greke “Kathimerini” ka zbuluar se “kryeministri Edi Rama ka propozuar Vangjel Tavon si kryetar të përkohshëm të bashkisë së Himarës”.

“Kathimerini” raporton se Rama dhe Tavo janë takuar në një kafene të njohur në Tirana dhe aty kryeministri shqiptar, pasi i ka shprehur dëshirën për t’i dhënë fund ngërçit me Athinën, i ka kërkuar ndihmë në këtë drejtim që Tavo të marrë përsipër rolin e kryebashkiakut të përkohshëm gjashtëmujor të Himarës.

Siç raportojnë kolegët e Tavos, Rama i ka shpjeguar se gjatë kohës që do të jetë kryetar bashkie do të përfundojë gjyqi dhe nëse Beleri shpallet i pafajshëm do të marrë postin e kryetarit, në të kundërt do të shpallen zgjedhjet e reja në Bashkinë e Himarës.

Sipas të njëjtave burime, shkruan “Kathimerini”, Tavo i ka sqaruar Ramës se nuk duhet të harrojë që vjen nga Dropulli dhe jo nga Himara, për të marrë përgjigjen e Ramës se kjo nuk është pengesë. Kryeministri i ka thënë se edhe “anëtarët e tjerë të pakicës greke nuk janë nga Himara, por qeverisin atje”.

Gazeta shkruan me tej se Tavo nuk e ka refuzuar propozimin e Ramës dhe thuhet se i ka deklaruar se do të ishte i gatshëm të ndihmonte në zbutjen e situatës.

Megjithatë, ai ia bëri të qartë Ramës se do ta pranonte vetëm në rast se do të pranohej nga pala greke, ndërsa theksoi se nuk do të nënshkruajë asnjë vendim apo dokument që mund të ketë lidhje me pronat e grekët e Himarës.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×