Zjarri në qendrën tregtare në Lushnje, zbardhet urdhri i Ballës: Inspektime periodike për garantimin e sigurisë publike

Zjarri në qendrën tregtare në Lushnje, zbardhet urdhri i

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka dhënë urdhër për inspektimin në barë vendin, dhe në mënyrë periodike, për masat dhe mjetet e mbrojtjes nga zjarri në çdo objekt.

“Në ushtrim të kompetencave si Ministër i Brendshëm për orientimin e zbatimit të politikave të veprimtarisë së shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin, kam udhëzuar sot një inspeketim në shkallë vendi të masave dhe mjeteve për rritjen dhe garantimin e sigurisë publike nga zjarri dhe shpëtimi.

Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin në Ministrinë e Brendshme, njësitë e MZSH-së në çdo bashki, Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit dhe inspektoratet e mbrojtjes së territorit në çdo bashki janë udhëzuar sot të kontrollojnë prej nesër dhe në mënyrë periodike masat dhe mjetet e mbrojtjes nga zjarri në çdo objekt, me kritere specifike sipas nivelit të rrezikut”, shprehet Balla.

Kujtojmë se pak ditë më parë një ndërtesë 12 katëshe në Lushnje, u shkrumbua nga zjarri duke lënë pas dëme të shumta materiale, por për fat të mirë nuk pati njerëz të lënduar.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×