Agjenti i futbollistit të Romës konfirmon largimin: Nuk ka asnjë shans për rinovim

Leonardo Spinazzola do të largohet nga Roma. Konfirmimi ka ardhur nga agjenti i futbollistit, Davide Lippi, në një intervistë të dhënë së fundmi. Anësori ka një kontratë me skuadrën kryeqytetase, të vlefshme deri në verë.

“Nuk ka asnjë shans rinovimi” – mësohet të ketë thënë Lippi. Spinazzola po luan sezonin e tij të pestë te Roma.  Ai, në 2 edicionet e para, u aktivizua në 50 ndeshje kampionat.

Në 2021/2022, zhvilloi vetëm 3 sfida. Italiani kontribuoi në 26 ndeshje në 2022/2023, ndërsa në 2023/2024 luajti 13 takime. 30-vjeçari ka mbajtur veshur më parë fanellat e Empolit, Sienës, Atalantës, Perugias dhe Juventusit.

(J.S/)

 

 

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×