Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për sekuestro, nuk i kthen celularin Monika Kryemadhit

Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për sekuestro, nuk i kthen

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për sekuestrimin e telefonit të deputetes Monika Kryemadhi.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Igerta Hysi, sot më 04.01.2024, ora 09:30, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 189 akti, datë 27.12.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankueses M.K., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 481, datë 07.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, që ka rrëzuar kërkesën e shtetases M.K. për heqjen e sekuestros dhe kthimin e sendit të sekuestruar (telefon i markës Iphone)”, dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 481, datë 07.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, Kryemadhi më herët e ka mohuar që t’i ishte sekuestruar celulari, duke thënë se çdo gjë kishte lidhje me kallëzimet e saj në SPAK për çështjen e inceneratorëve.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×