E bija e Berishës tregon se si i kalon i ati ditët e arrestit shtëpiak: Punë non-stop

E bija e Berishës tregon se si i kalon i ati ditët e arrestit

E bija e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi foli për mediat nga poshtë pallatit ku i ati qëndron në arrest shtëpie dhe dhjetëra mbështetës janë mbledhur në shenjë solidarizimi.

Ajo u shpreh se gjatë ditëve të arrestit në shtëpi ish-kryeministrit ka qenë duke punuar dhe duke u marrë me çështje të organizimit të partisë. Sa i përket mundësisë për ashpërsimin e masës së sigurisë nga SPAK duke marrë parasysh organizimet e fundit, ajo tha se “në shtetin pa ligj nuk ka asgjë që nuk mundet të ndodhë”.

Si i ka kaluar këto ditë Berisha?

Babi ka qenë në punë non stop. Edhe kur ka qenë me grip u angazhua në mesazhin që u përçua në mënyra të ndryshme për simpatizantët, por edhe më çështje të tjera të organizimit. Ka qenë më i qetë dhe i përqendruar, por me punë intensive.

A mendoni se SPAK mund të kërkojë ashpërsim të masës së sigurimit?

Tashmë nuk them për asgjë nuk mundet. Në këtë shtet pa ligj që shkel kushtetutën. Ky është një vendim i pabazuar në ligj.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook