Fati i Ervis Martinaj? Ja si përgjigjet Taulant Balla

Fati i Ervis Martinaj? Ja si përgjigjet Taulant Balla

Në konferencën për mediat, ku bëri bilancin e 2023, Ministri Balla iu përgjigj interesit të medias lidhur me fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, i zhdukur tashmë prej muajsh.

“Unë e kam marrë detyrën më 15 korrik 2023, edhe kjo çështje ka qenë një prej çështjeve të orëve të para në detyrë, mbetet një sfidë e pazgjidhur ende referimi përfundimtar në gjykatë.

Policia ka shumë informacion për këtë çështje, por sa kohë që dokumentimi i plotë i saj kërkon ende kohë, e kam thënë edhe më parë, ju garantoj që kur të kemi një pasqyrë të plotë të gjithë kësaj çështje, mezi pres të dal para jush.

Është një ngjarje e rëndë, e rëndësishme, që ka të bëjë më gjithë këto indikatorë të rëndësishëm. Po bëjmë gjithçka është e mundur për t’i shkuar deri në fund. Nuk dua të hy më në detaje, janë informacione të klasifikuara sekret” tha Balla.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook