Pas abdikimit, mbretëresha e Danimarkës shëtit për herë të fundit me karrocën e artë

Pas abdikimit, mbretëresha e Danimarkës shëtit për herë

Mbretëresha daneze ka bërë shëtitjen e saj të fundit në një karrocë ari përpara se zyrtarisht të heqë dorë nga froni.

Mbretëresha Margrethe II zyrtarisht do të japë dorëheqjen më 14 janar, pasi njoftoi papritmas abdikimin e saj në natën e Vitit të Ri.

Sipas traditës daneze, karroca përdoret vetëm një herë në vit, për ceremoninë e madhe të Vitit të Ri.

Mbretëresha shkoi nga Amalienborg ku ajo jeton aktualisht në kështjellën Christiansborg. Gjatë ditës ajo do të rikthehet në shtëpinë e saj.

Margrethe II, 83-vjeç tha se vendimi për të abdikuar vjen pas një ndërhyrjeje në shpinë. Froni do t’I kalojë djalit të saj, princit Frederik.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×