Fitore e rëndësishme për Atletico Madridin, që triumfoi sot ndaj Lugos me rezultat 3-1 për të kaluar fazën e 1/16-tave të Kupës së Mbretit. Trajneri i Los Colchoneros, Diego Simeone, doli kështu në konferencën për shtyp në fund të ndeshjes, ku vlerësoi lojtarë të veccantë.
“Dopieta e Depay? Golat janë të rëndësishëm për ata që jetojnë me futbollin. Ne kishim nevojë për të dhe ne kemi nevojë që ai të qëndrojë në linjën e duhur. Ai është duke punuar dhe duke u përmirësuar. Ai ka cilësi të rëndësishme në duele dhe gjuajtje”
Koke dhe De Paul – “Mendoj se pjesa e dytë kundër Girona ishte një nga më të mirat e sezonit: Për rrezikun që paraqiste ndeshje dhe për mbrojtjen. Në këtë pjesë të dytë kundër Lugos kishim të bënim me përmirësim. Giménez luajti mirë, Ëitsel u përmirësua, impaktet e De Paul, Griezmann dhe Koke ishin të mira dhe të tre na dhanë rrjedhshmëri në lojë” – Tha ai.
(J.S/)