Politikani shqiptar flet për dhunimin e tre të rinjve në Mal të Zi: Nuk ishte incident banal, militantët serbë i provokuan dhe i sulmuan

Politikani shqiptar flet për dhunimin e tre të rinjve në Mal

Të rinjtë e dhunuar dhe Mehmet Zenka

Kreu i Unionit Demokratik Shqiptar, një prej partive shqiptare në Malin e Zi, Mehmet Zenka ka folur për incidentin në Mal të Zi që përfshiu tre të rinj shqiptarë.

Këta të fundit ranë pre e dhunës së shtatë shtetasve, të cilët dyshohet të jenë me shtetësi malazeze.

Zenka thotë se ka ngritur apel për zbardhjen e ngjarjes. Sipas tij, ky rast nuk ishte një incident banal, por i qëllimshëm. Agresorët, thotë ai, zakonisht janë militantë të politikës serbe.

“Kemi reaguar në të gjithë mediat në Malin e Zi dhe kemi bërë apel për arritjen e zbulimit të së vërtetës. Sipas informatave tona, 3 djemtë shqiptarë që thanë se u dhunuan nga 7 apo 8 militantë serbë, ne vërtetuam se ata ishin 7 vetë, 3 prej të cilëve janë arrestuar dhe 4 janë në kërkim.

Unë kam kontaktuar edhe me kryeministrin malazez, i cili dha urdhër për zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes. Organet e policisë erdhën shpejt dhe pritet që deri nesër të arrestohen edhe personat në kërkim. Zakonisht këta persona janë militantë të politikës serbe.

Nuk është një incident banal, por ishte diçka e qëllimshme për të shprehur urrejtjen e të rinjve serbë të veshur me uniforma serbe që sapo panë regjistrimet dhe targat shqiptare kanë nisur provokimet dhe kanë sulmuar të rinjtë shqiptarë.

Dita ditës jemi dëshmitarë të thirrjeve pro-serbe kundër pakicave në Malin e Zi, disa herë edhe sulme fizike. Kryeministri ka kërkuar marrjen e masave ndaj autorëve të dhunës, mirëpo shqetësimi është te paraqitja e këtij rasti si një incident trafiku. Ata kanë qenë duke ecur në këmbë, militantët serbë më pas kanë provokuar shqiptarët dhe i kanë sulmuar”, u shpreh ai në News24.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×