Pritjes i erdhi fundi, Dinamo zyrtarizon ish-kapitenin e Skënderbeut

Pritjes i erdhi fundi. Jorgo Meksi ka firmosur me Dinamon.  Ky transferim është bërë edhe zyrtar, pasi ka qenë klubi që përmes një njoftimi në faqen zyrtare ka prezantuar ish-futbollistin e Skënderbeut. Jorgo Meksi, mbrojtësi i djathtë që ka luajtur për Skënderbeun dhe Kukësin më parë, do të veshë fanellën e 18 herë kampionëve të vendit në vazhdim.

“FC Dinamo City njofton se Jorgo Meksi është zyrtarisht lojtar i 18 herë kampionëve! Meksi, i cili luan në pozicionin e mbrojtësit të djathtë, e ka zhvilluar karrierën e tij mes kampionatit grek e atij shqiptar, ku më herët ka qenë edhe pjesë e skuadrave të Skënderbeut dhe Kukësit në superiore.” – Shkruan klubi.

 

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×