Atentati ndaj 23-vjeçarit, shoqërohen dhjetë persona në polici

Atentati ndaj 23-vjeçarit, shoqërohen dhjetë persona në

Dhjetë persona janë shoqëruar deri tani në policinë e Vlorës lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së dielës rreth orës 22:00 ku i vrarë mbeti një 23-vjeçar.

Një plumb i vetëm në kokë dyshohet se i ka marrë jetën. Burime nga policia thonë se arma e krimit ka qenë snajper, ndërsa pavarësisht kërkimeve, arma e krimit ende nuk është gjetur .

Autori që ka qëlluar në drejtim të 23-vjeçarit Gëzim Sinomati dyshohet se është ndihmuar edhe nga dy persona të tjerë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Ekzekutori dhe dy persona të tjerë që kanë ndihmuar autorin të largohet nga vendi i ngjarjes.

Policia ka sekuestruar kamerat të sigurisë përreth zonës, por ajo që vështirëson punën e policisë dhe për të parë lëvizjet e autorit dhe personave që mendohet se e kanë ndihmuar lidhet me faktin se menjëherë pas ekzekutimit qyteti nuk ka patur energji elektrike. Pak minuta pas ngjarjes është djegur një automjet në lagjen “24 maji”.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×