‘O ditëzi, o kapterr, o zemërzi!’ , debat i ashpër mes Andi Bushatit dhe Lorenc Vangjelit për Fredi Belerin

‘O ditëzi, o kapterr, o zemërzi!’ , debat i ashpër

Një debat i ashpër është bërë mes analistëve, Andi Bushati dhe Lorenc Vangjeli në studion e SYRI TV. Debati nisi pas transmetimit të pamjeve ku dhjetëra policë shoqëruan Fredi Belerin në varrimin e gjyshes së tij në Himarë. Pamjet ku dhjetëra policë e kishin rrethuar kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Himarës, ku forcat speciale nuk e linin të takonte askënd, u debatuan ashpër mes Bushatit dhe Vangjelit, ku nuk munguan edhe sharjet mes tyre.

Bushati: E di si po më dukesh tani, si një nga ato fytyrat e atyre policëve o ditëzi, se nuk mbrohet e pambrojtshmja. Një si ato fytyrat duhet

Vangjeli: Ej, ej … o Bushat, po shikon ndonjë pasqyrë …

Bushati: Është turp, është turp, është turp …

Vangjeli: Unë nuk po e mbroj, o zemërzi, o cinik i zi…

Bushati: Ik ore ti se nuk mbrohet e pambrojtshmja, nuk mbrohet e pambrojtshmja

Vangjeli: O cinik i zi, unë nuk po e mbroj.

Bushati: Shko e vishu kapter, vishu kapter me këtë llogjikë.

Vangjeli: Ti ke llogjikë polici, jo të policit, por të çizmes së tij. Se shikon vetëm zi dhe sterr.

Bushati: Kriminelët prandaj lindin se kanë mbrojtës si ju. Kaq po them

Vangjeli: Përballë teje edhe një kriminel duket djalë i mirë.

Bushati: Është turp. Edhe atë e justifikoni.

Vangjeli: Edhe kujdes me fjalët, të të vijë rëndë që shan.

Bushati: Shtet pis, shtet policor.

Vangjeli: Të të vijë rëndë që shan, që fyen, se shikon vetëm zi.

Bushati: S’do uroja kurrë të shihja aty.

Vangjeli: Ty të pashë atje, çizme ishe që shkeleshe, sepse i tillë silleshe. Me gojën si mulli që bluan vetëm ligësi.

Bushati: Më mirë ligësi se sa ta përdor për lëpirje llapën Lorenc, se ka fund dhe lëpirja se tall bythën gjithë Shqipëria.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×