36-vjeçari në Elbasan hidhet nga lartësia e pallatit ku jetonte, dyshimet e para

36-vjeçari në Elbasan hidhet nga lartësia e pallatit ku

Një 36-vjeçar është hedhur nga lartësia e pallatit ku jetonte, duke tentuar t’i japë fund jetës.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan, ndërsa i riu është transportuar drejt spitalit.

Paraprakisht dyshohet se 36-vjeçari ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:15, në lagjen “Çlirimi”, shtetasi B. M., rreth 36 vjeç, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banonte.

Shtetasi B. M. u transportua me ambulancë, në spital, për asistencë mjekësore.

Grupi hetimor në vendngjarje po kryen të gjitha veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×