Pas rreth 8 orësh, ish-ministri Beqaj del nga SPAK: Çfarë më konfirmuan prokurorët

Pas rreth 8 orësh, ish-ministri Beqaj del nga SPAK: Çfarë

Pas më shumë se tetë orësh, ish-mistri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Beqaj tha se hetimet për koncesionin e sterilizimit janë ende të ngushta dhe se ato duhet të ndahen në dy faza, ajo nga marsi i 2011 deri në shtator 2013 kur u ngrit qendra e sterilizimit pranë QSUT-së dhe që s’u vu asnjëherë në punë dhe përfitimet e koncesionit.

“Gjithashtu besoj se hetimet, janë ende shumë të ngushta. Duhet të shtrihen në dy pjesë, nga marsi i vitit 2011 deri në shtator të vitit 2013 dhe tashmë janë bërë tetë vjet nga zbatimi i kontratës për të provuar përfitimet. Sot avokatët më kanë premtuar se do të më kthejnë pajisjet elektronike”, tha Beqaj. 

 

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×