Tottenham ka rënë dakord për të nënshkruar me sulmuesin e RB Leipzig, Timo Werner, në formën e huazimit për pjesën e mbetur të sezonit, me opsionin e blerjes.
“Ne jemi të kënaqur të njoftojmë nënshkrimin e Timo Ëerner në huazim nga RB Leipzig, duke iu nënshtruar lejes ndërkombëtare. Reprezentuesi gjerman do t’i bashkohet klubit në formë huazimi deri në fund të sezonit, me një opsion për ta bërë marrëveshjen e përhershme në verë. Ai do të mbajë mbi supe fanellën me numrin 16” – shkruan klubi i Spurs. Sulmuesi 27-vjeçar gjerman pritet të udhëheqë sulmin në mungesë të Heung-min Son, i cili është thirrur nga Korea e Jugut në Kupën e Azisë.
Werner rikthehet për herë të dytë në Premier League pas një periudhe jo të suksesshme te Chelsea, pasi u bashkua nga RB Leipzig në 2020 për 45 milionë funte. Ai nuk arriti të përmbushë pritshmëritë në Stamford Bridge, duke shënuar vetëm 10 gola në 56 takime.
Willkommen, Timo! 🤍
We’re delighted to announce the loan signing of Timo Werner, subject to international clearance ✍️
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) January 9, 2024
(J.S/)