“Nga 228 kontrata koncesionesh, shteti kontrollon vetëm 65”- Petrit Vasili: Kjo është një emergjencë kombëtare dhe rrezik për ekonominë e vendit

“Nga 228 kontrata koncesionesh, shteti kontrollon vetëm 65”-

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, përmes një postimi në Facebook, shprehet se nga 228 kontrata koncesionesh kontrollohen nga shteti vetëm 65. Sipas tij, qëllimisht nuk kontrollohen koncesionet, pasi qëllimi i tyre është vjedhja.

Vasili gjithashtu shprehet se një situatë e tillë përbën një emergjencë kombëtare dhe një rrezik të përmasave shumë të mëdha për ekonominë dhe financat e vendit, ndërsa i bën thirrje SPAK-ut të veprojë.

Postimi i Petrit Vasilit:

Koncesionet e lena qellimisht pa kontroll, legalizim i vjedhjes se miliardave nga qeveria!

Koncesionet kane vite te tera qe vazhdojne te grabisin para’ si metastaza te kancerit te vjedhjes se Rames dhe qeverise.

Lenia e tyre jashte qellimisht kontrollit dhe monitorimit nga qeveria eshte legalizim de facto i vjedhjes shteterore me monstruoze, qe ka njohur Shqiperia.

Edhe sot qe flasim kryevjedhja me inceneratorin e Tiranes ka dy vjet pa Njesine e Zbatimit te Projektit qe eshte pergjegjese per monitorimin dhe  kontrollin e koncesionit

Fakti qe nga 228 kontrata koncesionesh kontrollohen nga shteti vetëm 65, fakt i pranuar nga vetë ministria e Financave, thotë gjithçka.

Ne nje raport te publikuar ne 2022 Ministria e Financave pohonte

“Duke qenë se procesi i monitorimit është ende në fillimet e tij, numri dhe kompleksiteti i kontratave të koncesionit/PPP në Shqipërisë është i lartë, si dhe jo çdo kontratë ka një Njësi Zbatimi Projekti përgjegjëse për monitorimin e saj, mbledhja e informacionit ka hasur vazhdimisht vështirësi dhe për rrjedhojë ky raport do të përcjellë informacion për 65 kontrata koncesioni/PPP” sqaroi Ministria e Financave.

Rama e kishte një objektiv të panegociushëm  vjedhjen permes Koncesioneve prandaj edhe refuzoi te gjitha shqetësimet e mëdha të FMN, Bankës Botërore dhe institucioneve të tjera financiare europiane

Për Ramën dhe hajdutët përqark tij, koncesionet ishin vjedhja masive që ju duhej dhe ju siguronte paratë për blerjen e zgjedhjeve dhe kapjen e të gjitha pushteteve.

Është shumë e qartë për çdo shqiptar që qëllimi i këtyre koncesioneve ka qenë vetëm grabitja pasi asnjë shërbim nuk është përmirësuar, përkundrazi, janë përkeqësuar.

Shteti qëllimisht nuk i kontrollon fare  koncesionet, të cilat vidhen nga koncesionarët – klientë të qeverisë pasi ky ka qenë edhe qëllimi i përbashkët i tyre.

Pra, të gjitha janë lënë në dorë të koncesionarëve që ata bëjnë si duan me paratë e taksave të shqiptarëve.

Një situatë e tillë përbën një emergjencë kombëtare dhe një rrezik të përmasave shumë të mëdha për ekonominë dhe financat e vendit.

SPAK-u s’mund te mbylle dot më syte dhe duhet të veprojë menjehere për këtë situatë skandaloze dhe këtë vjedhje te perbindshmd të provuar me fakte e dokumente pa fund.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×