Shtimi i rasteve të gripit, Alimehmeti: Ja kur pritet të bjerë numri i të prekurve

Shtimi i rasteve të gripit, Alimehmeti: Ja kur pritet të bjerë

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti është shprehur se në fundvit dhe fillimin e vitit të ri kemi një shtim të numrit të personave të prekur nga virozat gripale.

I ftuar në Euroneës Albania, Alimehmeti tha se numri i të prekurve pritet të bjerë në fund të muajit janar. Ai tregoi se gripi kalon më thjeshtë nëse qëndrojmë nën trajtim, duke mos u ekspozuar në të ftohtë dhe duke konsumuar çajrja bimorë dhe ushqime të nxehta.

“Tirana ka 1 milion banorë, Korça 50 mijë banorë… Patjetër që qendra Tirana do të jetë. Në periudhë dimri ne do të kemi qarkullim të viruseve respiratore. Është në natyrën e njeriut të themi që grip si ky s’kemi parë.

Gjatë festive ne lëvizim shumë, takojmë njerëz që zakonisht nuk i takojmë dhe janari na gjen në këtë kurbën ngjitëse, që besoj se do të zbresë nga fundi i janarit. Shyqyr që ne po shqetësohemi se tani kemi vetëm një kollë, imagjinoni vite më parë që thoshim nuk mbushemi dot me frymë, e me radhë. H3N2 ka tendencë që të shkojë deri në 3 javë shkolla.

Nëse kjo komplikohet, në shumë pak raste kalon në pneumoni, që ka nevojë për trajtim tjetër. Po të ndjekim këshillat e gjyshes, ato dinë ta trajtojnë gripin për mrekulli. Bëjnë o çaj, o supë, dinë që duhet të rrinë brenda. Gripi kalon për një javë nën trajtim dhe për 10 ditë pa trajtim”, tha Alimehmeti.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×