Video/ Zjarri në Pogradec, flet vëllai i kryefamiljarit që iu dogj shtëpia: Për 30 sekonda u shkatërrua, nuk mbeti asgjë

Një banesë u shkrumbua nga flakët rreth orës 18:00 sot në fshatin Leshnicë, të bashkisë së Pogradecit. Gazetarja Lorena Kodra ka intervistuar për News24 dhe vëllanë e kryefamiljarit që iu dogj banesa.

Ai shprehet se për 30 minuta u shkatërrua shtëpia dhe se nuk mbeti asgjë pa u djegur, teksa i bëri thirrje shtetit që të ndihmojë familjen e vëllait të tij për të rindërtuar shtëpinë.

“Për 30 sekonda u shkatërrua shtëpia. Nuk mbeti asgjë, zjarri ra në orën 18-18:30. Unë isha në shtëpi kur më morën e më thanë që ka rënë zjarri. Lajmëruam zjarrfikësen dhe erdhën, shumë shpejtë madje, nuk kishin çfarë të bënin. Nuk shpëtoi asgjë. Edhe lekët që kishim u dogjën, shyqyr që shpëtuam të 5-të. Shteti po të rregullojë shtëpinë tim do ishte ndihmë e madhe”, u shpreh ai.

()

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook