Nga zyrtarizimi drejt e në seancën e parë stërvitore, De Rossi nis punën te Roma

Roma nis një rrugë të re. Daniele De Rossi zëvendësoi Mourinhon në stolin e skuadrës së Serie A, me portugezin që u largua për shkak të rezultateve të dobëta.

De Rossi, edhe pse u zyrtarizua vetëm sot, ai nuk ka humbur kohë por ka mbledhur ekipin për seancën e parë stërvitore në Trigoria, në përgatitje për ndeshjen ndaj Veronës.

Klubi publikoi një video në rrjetet sociale, ku shkruan: “Seanca e parë stërvitore nën drejtimin e Daniele De Rossi sapo ka filluar”. Debutimi i De Rossit në pankinën e Romës do të vijë ndaj Veronës, në sfidën e kampionatit, të datës 20 janar.

 

(J.S/)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×