ZYRTARE/ Arrihet marrëveshja, sulmuesi i Egnatias transferohet në Ukrainë

Gytis Paulauskas nuk është më lojtar i Egnatias. Klubi i Superiores ka njoftuar se ka arritur marrëveshjen me Kolos Kovalivka për shitjen e sulmuesit në Ukrainë.
“Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur me sukses operacionin për shitjen e sulmuesit Lituanez Gytis Paulauskas tek skuadra Ukrainase Kolos Kovalivka.

Klubi falenderon sulmuesin Paulauskas dhe klubin Kolos Kovalivka për korrektësinë e treguar. Suksese Gytis”, – Shkruan Egnatia. Gytis Paulauskas është impenjuar në 18 ndeshje në këtë sezon, ku ka shënuar edhe 4 gola. Në edicionin e kaluar, lituanezi realizoi një gol.

 

(J.S/)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×