Grabitën me dhunë një banesë, identifikohen dhe arrestohen dy të rinjtë në Has

Dy të rinj janë arrestuar sot në Has, pasi akuzohen se kanë vjedhur banesën e një shtetaseje.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale A. C., 18 vjeç, banues në fshatin Cahan dhe K. Ll., 20 vjeç, banues në fshatin Kishaj.

Njoftimi i policisë:

Vodhën me thyerje një shumë parash në banesën e një shtetaseje, si rezultat i veprimeve të shpejta nga Policia, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.

Si rezultat i hetimeve profesionale dhe intensive, për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët të cilët kryejnë vepra penale në fushën e vjedhjes të pronës, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has, pas kallëzimit të një shtetaseje, për vjedhjen e një shume parash, në banesën e saj, kapën dhe vunë në pranga shtetasit:

A. C., 18 vjeç, banues në fshatin Cahan dhe K. Ll., 20 vjeç, banues në fshatin Kishaj.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 15.01.2024, rreth orës 23:30, në fshatin Golaj, kanë vjedhur me thyerje në banesën e një shtetaseje, një shumë parash.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×