Moti i keq dhe bllokimi i disa akseve nga dëbora, si paraqitet situata në qarkun e Shkodrës

Në 48 orët e fundit territori bashkisë Shkodër ashtu si i gjithë Qarku është përfshirë nga moti i keq me reshje bore dhe stuhi.

Nga informacione e fundit aktualisht në bashkinë Shkodër nuk ka asnjë zonë të bllokuar, sipas informacioneve të siguruara nga gazetari Senad Nikshiqi.

Gjatë ditës së sotme, është bërë i mundur rikthimi i energjisë elektrike në Njësitë Administrative Shalë dhe Shosh, ku ka pasur ndërprerje një ditë më parë për shkak të motit të keq.

Sipas sinoptikanëve, moti me temperatura të ulëta do të shoqërojë Shkodrën edhe gjatë ditëve në vijim, ndërkohë që strukturat tona janë në gatishmëri për të qënë pranë banorëve në këto ditë të ftohta dimri.

 

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×