Deputeti i PD, Arbi Agalliu ka marrë pjesë në takimin e 17-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.
përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Agalliu shprehet se Partia Demokratike përshëndet qëndrimin në rezolutën e miratuar në Bruksel lidhur me reformën zgjedhore dhe kërkon pa humbur kohë nisjen e punës së komisionit.
Ndër të tjera rithekson rëndësinë e kërkesave të PD-së që janë:
-Lista e hapura,
-Shqipëria një zonë zgjedhore,
-Votim dhe numërim elektronik,
-Votën e diasporës.
Postimi i plotë:
Partia Demokratike përshëndet qendrimin në rezolutën e miratuar në Bruksel lidhur me reformën zgjedhore dhe kërkon pa humbur kohë nisjen e punës së komisionit.
Interesat personale të disa individëve që po mundohen ta bllokojnë duhet të marrin fund dhe siç thekson dhe rezoluta të nisë puna pa humbur kohë.
Anëtarët e komisionit të reformës zgjedhore pjesë e të cilit janë të gjitha flukset e përfaqësuara në parlament, duhet të ndalin bllokimin dhe të paraqesin propozimet e tyre ashtu siç ka bërë PD që ka propozuar aktualisht:
Lista të hapura,
Shqipëria një zonë zgjedhore,
Votim dhe numërim elektronik,
Votën e diasporës.
Ashtu siç edhe e ka deklaruar përfaqësuesi i saj në bashkëdrejtimin e komisionit të reformës zgjedhore Enkelejd Alibeaj, PD është e hapur për të degjuar dhe diskutuar me përfaqësuesit e opozitës për idetë dhe propozimet e tyre, në menyrë që siç thotë raporti të kemi një reformë që mundëson zgjedhje të lira e të ndershme.
Tashmë që alibitë kanë renë duhet menjeherë dhe pa humbur kohë të nisë puna me një përpjekje të bashkuar të gjithë faktorit opozitar për reformen zgjedhore.
()